Nazmi Sfishta i grupit “Aurora” këtë javë ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë Show. Ai ka këmbëngulur sërish me deklaratën e tij, ku përmendi Zotin.
Pas deklaratës që kishte bërë duke thënë që është i dërguari i Zotit, ai u shpreh se njerëzit e kanë parë si të çmendur.
“Kam vënë re që një pjesë e njerëzve më kanë parë me një shikim sikur jam i çmendur, ose mashtrues. Kjo periudhë nuk ka qenë e lehtë për mua”, deklaroi këngëtari i njohur.
Por ai nuk e mohoi, Nazi sërish e theksoi se është e vërtetë ajo çka kishte thënë kohë më parë dhe se e ndjen kënaqësinë shpirtërore.
“Kam kënaqësinë që i madhi Zot e di që ajo është e vërtetë, pra ajo që unë kam thanë. E ndjej kënaqësinë shpirtërore. Këtu nuk ka asnjë pikë gënjeshtre, sepse gënjeshtra është mëkat i madh”.
Cili është komenti juaj për këto dy deklarata të këngëtarit? Ai ka qenë shumë i njohur vite më parë dhe me siguri që e mbani mend. Edhe sot, patjetër, është mjaft i njohur.