9.5 C
Tirana

Izet Haxhia mbetet në qeli, Gjykata rrë.zon kërkesën e tij

VENDI

Izet Haxhia, nuk arrin që të dalë nga qeIia. Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata PenaIe e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për revokimin e masës së sigurisë ndaj tij.

 

Shkak për rrëzimin e kërkesës për të ndryshuar masën e sigurisë në një më të butë, është bërë rifillimi i afateve nga e para, me vendim të Gjykatës së Lartë, për shkak të rihapjes së çështjes. Haxhia po rigjykohet me pretendimin se është i pafajshëm, dhe se është dënuar në mungesë

Avokati i tij, Idajet Beqiri, deklaroi se Haxhia po gjykohet politikisht. Ish-truproja e Sali Berishës, është dënuar me 25 vite bu.rg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vr asjen e Azem Hajdarit.

- Advertisement -

TE FUNDIT