5.5 C
Tirana

Ish-konkurrenti i ”Për’puthen” tregon sherrin me Bora Zemanin: Olsa Muhameti më preu në besë…

VENDI

Deivid Mano, një ish-konkurrent i Për’puthen, i ftuar në D-Night dha komentin e tij për produksionin dhe premtimet e mëdha që iu dhanë në fillim, por që në fund nuk dolën ashtu siç u thanë.

 

Pjesë nga intervista:

Shabani: Për Borën, Arjanin dhe Olsën, çfarë komenti ke? Dhe mos pi më verë se pastaj do më thuash ia lashë verës së isha i dehur

Mano: Mos e vrit mendjen se e mbaj alkoolin dhe jam shumë i qetë.

 

Për Bora Zemanin di të them që është moderatore e mirë di të moderojë shumë bukur dhe është një vajzë simpatike. Unë me Borën kam patur një sherr ndër audicionet finale para se të fillonte Për’puthen kemi patur disa përplasje, por që më vonë gjërat mendoj se shkuan mirë dhe Bora më njeh shumë mirë jashtë emisionit dhe e di se kush është Deivid sepse kemi rastisur në disa gjëra bashkë.

 

Për Arjan Konomin është njeri shumë i mirë, opinionisti më i mirë në Shqipëri mund t’a them me plot gojën, një njeri me zemër të madhe megjithëse jam mërzitur pak se kur dola nga emisioni më ka hequr nga Instagrami. Me Arjanin kemi pasur disa gjëra jashtë, më ka ndihmuar dhe e kam ndihmuar dhe me të vërtetë që nuk e prisja.

 

Ndërsa për Olsën bëhet mos ta them fare? Nuk kam mendim të mirë fare domethënë. Prisja më shumë nga ajo me premtimet që më bëri para se të futesha në program dhe gjatë kohës së programit.

- Advertisement -

TE FUNDIT