19.5 C
Tirana

Ish-konkurrenti i Përputhen e çon ironinë në një nivel tjetër, e krahason Anën me Azisin e famshëm bullgar

VENDI

Ana Lleshi bëri para pak ditësh debutimin e parë në muzikë, me një projekt ky model kryesor ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina.

 

“Deal” titullohet kënga e saj që në fakt s’është pritur edhe aq mirë nga shqiptarët. Një pjesë e madhe e publikut i ka vënë në dukje Anës faktin që ajo nuk ka talent, duke e quajtur këngën një dështim. Komentet ishin nga më të ndryshme, ndërsa thumbat në publik nuk i ka kursyer as konkurrentja e “Për’puthen”, Sindi Loçi dhe as producenti Elgit Doda.

 

Ndërkohë së fundmi, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, i ka habitur të gjithë teksa ka përshtatur performancën e Azis, në videoklipin e këngës së famshme, “Sen Trope” me zërin e Anës në projektin e saj të parë muzikor.

 

Mesa duket, mosmarrëveshjet e së shkuarës nuk janë rregullar akoma mes dyshes dhe me rastin e parë, Arjoni nuk humbi rastin për ta thumbuar publikisht Anën. Kujtojmë se ai publikoi në muajin dhjetor “bombën” e tij, duke treguar se kishte një lidhje jashtë emisionit me konkurrenten asokohe, Ana Lleshin.

 

Kjo e fundit i mohoi kategorikisht këto fjalë, por ishte Arjoni ai që publikoi fakte, ndërsa fotoja e tyre në shtrat bëri xhiron e rrjetit. Për shkak të thyerjes së rregullave, dy konkurrentët u përjashtuan nga “Për’puthen”, ndërsa Ana deklaroi se kishte nisur një proces gjyqësor ndaj Arjonit, duke pretenduar se asgjë s’kishte ndodhur mes tyre. /Iconstyle

- Advertisement -

TE FUNDIT