20.5 C
Tirana

Ish-fituesi i BB pjesë e listës së zezë së TCH: Për faj të Arbanës disa nga ne kanë pasur konflikte

VENDI

Anaid Kaloti, ish-konkurent i Big Brother ishte i ftuar në Why Not, në RTV Ora. Aty ai foli dhe për një deklaratë që ka qarkulluar prej disa kohësh ku ai nuk “ftohej” dhe as nuk “shkonte” në programet televizive.

 

I pyetur për këtë ai u shpreh se ende nuk “është hequr nga lista” dhe se për faj të Arbana Osmanit disa prej tyre kanë pasur konflikte me televizionin.

 

Anaid Kaloti: Vazhojmë të jemi në black list. Kemi bërë një marrëveshje me njëri-tjetrin, do ti qëndrojmë besnik institucionit tonë. Kemi një kanal tonin.

 

Meridian Ramçaj: Unë shkoj. Anaid Kaloti: Meridani shkon, dhe ne kemi propozuar që një nga ne të shkojë.Dasara Karaiskaj: Edhe unë shkoj Anaid Kaloti: O po qenkan dy, kemi rregulluar marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kush është i lirë që të shkojë se zakonisht për Big Brother na thërrasin. Na shohin që kemi bërë live, se si kemi rënë njeriu në qafë, të vërteta kemi thënë.

 

Anaid Kaloti: Fakti që disa nga ne kemi qënë në lista të zeza dhe kanë filluar që të hapen dyert është një shenjë e mirë qoftë për ata por edhe për ne, sepse me thënë të drejtën nga ai televizion kemi dale dhe ne nuk kemi qënë ndonjëherë njerëz që kemi përmbys kupën aty ku kemi ngrënë bukën, por në krahun tjetër për papëlqyeshmëri të ndonjërit, Arbanës në këtë rast, disa nga ne kanë pasur konflikte dhe me institucionin.

- Advertisement -

TE FUNDIT