14.5 C
Tirana

Insistoi të lirohej/ Gjykata tregohet ‘e pamëshirshme’, ja vendimi për sanitaren ‘zhvatëse’ të Sanatoriumit

VENDI

Ditën e sotme Gjykata Penale e Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e sanitares së Sanatoriumit Tire Alldervishi për zëvendësim të masës së sigurisë “Arrest me burg” në një masë më të butë.

Kujtojmë se Aldervishi ra në pranga pas denoncimit të vajzës së një paciente të shtruar me C OVID19, së cilës i mori 8 milione lëkë duke u hequr si infermiere në këmbim të shërbimit ndaj saj.

Më pas pacientja ndërroi jetë dhe nga bisedat me të bijën ku u zbulua dhe trajtimi çnjerëzor.

Më 11 mars, Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret e spitalit Shefqet Ndroqi, Sheqerije Koçi dhe Mira Bushi të akuzuara si bashkëpunëtore të Tire Alldervishit. Nga masa arrest me burg, dy infermieret u liruan nën masën detyrim paraqitje. Po kështu Apeli liroi më herët dhe një sanitare dhe infermiere, të spitalit “Shefqet Ndroqi”, më konkretisht infermieren Sidorela Kola dhe sanitaren Rukie Hoxha.

- Advertisement -

TE FUNDIT