10.5 C
Tirana

Imiton Adi Krastën te “Kosherja”, aktori tregon se çfarë i bëri gazetari kur e takoi

VENDI

Ndonëse është një nga aktorët e rinj të spektaklit të humorit “Kosherja”, Juxhin Plovishti është ndër më të dashurit nga publiku.

Fillimisht ai u bë i njohur nga roli i vajzës së ‘Tik-Tok’ me Bes Kallakun, por që tani Juxhini është bërë edhe më i dashur nga publiku për shkak të imitimit të gazetarit Adi Krasta.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se tre javët e fundit ka filluar ta ndjejë famën, madje e ndalin edhe në rrugë.

“Famën kam filluar ta ndjejë tre javët e fundit se tani besoj se është rritur audienca e programit. Më thonë ky djali është ajo”.

Juxhini zbuloi se pas imitimit e ka takuar Krastën dhe ky i fundit e kishte marr me sportivitet rolin.

“E kam takuar rastësisht diku dhe më tha që ka parë disa veprime që nuk e dija që i bëja, por që i kam. E mori me sportivitet”, përfundoi aktori./abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT