18.5 C
Tirana

Ilir Meta: Ju tregoj drekën sekrete me Ramën, çfarë folëm

VENDI

Kur e mori vesh lajmin për anulimin e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama reagoi ashpër. Por këtë të martë, presidenti Meta tregoi se a kishte komunikuar me kryeministrin për vendimin e tij.

Në konferencën për mediat, presidenti zbuloi se ka pasur një drekë sekrete me kreun e qeverisë.

“Nga e dinte zoti Rama? Kemi pasur një drekë sekrete para 10 ditësh ku kemi biseduar dhe ai e di shumë mirë sesa i shqetësuar jam unë për këtë situatë dhe sigurisht i takonte atij që të kërkonte një shtyrje të arsyeshme për zgjedhjet vendore.

Që në 24 maj kam shprehur gatishmërinë time për t’i shërbyer një zgjidhje pas dakordësimit të palëve për të shfuqizuar 30 qershorin dhe për të gjetur zgjidhje për një datë tjetër.

Kjo nxitje e imja për dialog nuk ka funksionuar dhe 2-3 përpara se të merrej ky vendim, Rama ka qenë në një emision dhe ka thënë se nuk e vendos në diskutim 30 qershorin.

Nuk kam bërë tentativë për të komunikuar me Ramën atë ditë sepse më ka nderuar ka vizituar Skraparin dhe Beratin për të marrë pjesë në miting. Kam bërë një përpjekje për të komunikuar me Zotin Ruci për ta takuar,

por ai ka qenë duke udhëtuar drejt Tepelenës, kjo është e gjithë historia pse Rama nuk ka qenë i surprizuar. Unë jam i surprizuar nga reagimi i tij ka kohë të reagojë”, tha kreu i shtetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT