18.5 C
Tirana

Ilir Meta duhet të shpallë datën për zgjedhje në Durrës, Shkodër dhe Vorë

VENDI

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të dekretojë sa më parë një datë zgjedhjesh për bashkitë e Durrësit, Shkodrës dhe Vorës. Pas takimit që pati me delegacionin e KiE, Balla tha për këto tre bashki duhet të ketë një proces të ri zgjedhor.

Presidenti i Republikës, për 3 bashki tek të cilat mandati i kryetarit të bashkisë ka mbaruar, shpresojmë që në një moment të duhur, qoftë për Bashkinë e Shkodrës, qoftë për të Durrësit e atë të Vorës, bazuar edhe në parashikimet e Kushtetutës, të ligjit për qeverisjen vendore dhe të Kodit Zgjedhor, të përcaktojë brenda kohës së mundshme datën për 3 bashkitë.

Lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, Balla shtoi se përfaqësia e KiE e sheh atë si një datë kushtetuese. Ai përjashtoi edhe një herë mundësinë që në vend të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

30 qershori për Këshillin e Evropës është një datë kushtetuese, organet e dala prej tyre janë ligjore dhe vijnë punën e tyre për një mandat 4 vjeçar. Shqetësimi ynë ka qenë që qytetarëve të Shkodrës, Durrësit dhe Vorës tu japim mundësinë që përmes votës të zgjedhin një kryetar legjitim. Në Shkodër kryetarja është përtej mandatit 4-vjeçar. Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor 2021. Zgjedhjet vendore në qershor të vitit 2023.

- Advertisement -

TE FUNDIT