8.5 C
Tirana

“Ia mora dorën mëmësisë dhe më mirë tani pa i harruar ato që kam mësuar” Floriana sërish shtatzënë një vit pasi u bë mama

VENDI

Pasi la ekranin dhe Shqipërinë, Floriana Garo nisi një jetë të re në Gjenevë me bashkëshortin e saj, me të cilin ka dhe një vajzë. E shkëputur disi nga rrjetet sociale, jo shumë aktive në hapësirat online, u duk se të gjithëve na kishte marrë malli për imazhin e bukuroshes në ekran kur u shfaq në studion e Rudinës. Pritej të ishte një bisedë e thjeshtë, ndonëse me shumë të reja nga jeta e 32-vjeçares, por ajo që tha Floriana në studio nuk pritej aspak. Ajo është në pritje të ëmbël dhe është në muajin e tretë.

Floriana është nënë e një vajze 1 vjeçare e ndonëse dhe ajo vetë shprehet se mund të jetë shumë herët, me humor shton:

“Jam shtatzënë 3-muajshe. Është shumë herët, por ne donim që Adia të kishte një motër ose vëlla. Adia ka marrë të gjithë vëmendjen tonë, të gjyshërve dhe është llastuar paksa. Ndoshta ardhja në jetë i një fëmije tjetër, do ta ndryshojë disi. Pastaj mendova: unë ia kam marrë dorën mëmësisë dhe më mirë tani shpejt dhe nuk i harroj ato që kam mësuar”

I urojmë Florianës shtatzëni të mbarë

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT