16.5 C
Tirana

‘Ia kam borxh’, Rudina Dembacaj zbulon kush e njohu me Markun

VENDI

Rudina Dembacaj ishte e ftuar sot në “Why not”, në një intervistë me Roza Latin ku zbuloi më shumë për lidhjen e saj me Markun. Gjatë emisionit, Rudina tregoi se shkak i njohjes me Markun ka qenë aktori i njohur Visjan Ukcenaj i cili e ka prezantuar me të gjatë një kompeticioni.

 

“Për njohjen time me Markun, duhet t’i blej një palë këpucë të kuqe Visjan Ukcenajt. Unë dhe Visjani prezantonim një kompeticion dhe Marku ishte një ndër organizatorët. Mu afrua dhe u prezantuam siç u prezantuam të gjithë.

Unë nuk e mbaja mend fare, nuk e kisha parë kurrë nga ekrani. Më vonë më është kujtuar që ka qenë ish-deputeti dhe i them Visjanit kush është ky?

 

Visjani më tha është Mark Frroku dhe i thashë ok e jeta vazhdoi po njëlloj. Në fund të kompeticionit bëmë disa foto të gjithë bashkë. Pastaj ne u ritakuam në Tiranë dhe kemi qenë miq shumë të mirë për hir të së vërtetës.

 

Më pas nga miqësia filloi dhe shkëndija”, tregoi Rudina.

- Advertisement -

TE FUNDIT