12.5 C
Tirana

I shkon për ta përdhunuar në shtëpi dhe i plagos djalin, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

VENDI

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Shkodër këtë të martë. Një 30-vjeçar u vu në pranga pasi tentoi që të përdhunojë një 48-vjeçare në shtëpinë e saj.

 

Policia e Shkodrës njoftoi se ka marrë kallëzim vetë nga 48-vjeçarja se në banesën e saj kishte hyrë një person i panjohur dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Në momentin që në shtëpi ka shkuar djali i zonjës, autori e goditi me thikë të riun, një 26-vjeçar.

 

Policia thotë se i arrestuari me iniciale K.G është me precedentë të mëparshëm penalë për kultivim bimësh narkotike, ngacmim seksual dhe vjedhje. Ndërkohë i plagosuri me thikë ka dëmtime të lehta fizike pasi djali është konfliktuar fizikisht me autorin 30-vjeçar.

 

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. G., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT