13.5 C
Tirana

I riu me leucemi akute nuk ble dot medikamentin bën apel për ndihmë, ndërsa Ministria e Shëndetsisë…

VENDI

Emiljan Gjuzi është 20 vjeç dhe prej 1 viti e gjysmë është diagnostikuar me leucemi akute, por ai nuk po kurohet dot, pasi medikamenti që i duhet nuk gjendet në Shqipëri.

Vesanoid Tretinoina është një ilaç i shtrenjtë, që jashtë vendit kushton 570 euro një shishe dhe që mjafton vetëm për një muaj. Edhe pse 20 vjeç, Emiljani jeton në regjim shtrati dhe me një kujdestare tek koka.

Deri tani e ka siguruar medikamentin përmes të afërmve të tij në Itali, por tani nuk mundet më, ndërsa prindërit thonë se me 100 mijë lekë të vjetra mezi ushqehen e jo më të blejnë edhe këtë ilaç të domosdoshëm.

Emisioni Stop u interesua në disa farmaci duke pyetur për këtë medikament që i duhet Emiljanit, por nuk ekziston. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet, edhe pse emisioni ka dërguar shkresë zyrtare, që në 29 tetor 2019.

- Advertisement -

TE FUNDIT