13.5 C
Tirana

I moshuari tregon si u përdorën mbeturinat në llaç për ndërtimin e pallatit.

VENDI

Dëshmitari i ndërtimit të pallatit në Thumanë, i cili u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit ka rrëfyer se pallati është ndërtuar me mbeturina.

I ftuar në studion e emisionit 360 gradë, Mark Alija tha se krimi ka filluar që në ndërtim. Ai shpjegoi ndër të tjera se si me anë të mbeturinave të Krujës u ndërtua një pallat.

Për mendimin tim, kr imi aty ka filluar qysh në ndërtim, ato janë bërë me materiale jashtë përdorimit. Me materiale çfarë tepronin. Llaci vinte nga mbeturinat e Krujës, nga mbeturinat e gëlqeres. Llaci përgatitej me rërën e detit.

Çimentoja merrej në Krujë, por cilësia e parë shkonte për bunker jo për banesa. Ata vetëm që i ka mbajtur Zoti në këmbë se do ishin rrëzuar me kohë, tha Mark Alija.

- Advertisement -

TE FUNDIT