11.5 C
Tirana

I kërkojnë dorëheqjen nga kryetari i partisë/ Reagon pas një jave heshtje Lulzim Basha

VENDI

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket i vendosur që mos të japë dorëheqje nga drejtimi i kësaj force politike.

Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali. “Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha.

Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë largimin e Bashës dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj

Me herët Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, I bsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT