9.5 C
Tirana

I kërkojnë dorëheqjen/ Basha u përgjigjet skeptikëve: Kjo shtëpi e madhe ka një rregull të vërtetë dhe unik

VENDI

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takimin e rradhës sot në qytetin e Elbasanit.

Ndërkohë vetëm pak orë përpara zhvillimit të mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ai komentoi ngjarjet më të fundit në selinë blu, ku një grup i quajtur “Për PD”, kërkon dorëheqjen e tij pas rezultatit humbës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Duan s’duan kundërshtarët tanë, ne jemi një familje e madhe politike, e bashkuar jo nga interesat, as nga krimet e paraardhësve, as nga mëkatet me krimin e organizuar, as nga pazaret me oligarkët, por nga idealet me të cilat lindëm, idealet të cilat na kanë udhëhequr në rrugën tonë, jo pa gabime, jo pa të meta, jo pa probleme, por që ka për të mundur sa herë që kemi patur fatet e vendit në dorë që ta çojmë një hap përpara Shqipërinë”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se në këtë shtëpi të madhe nuk ka të tepërt, ndaj çdo mendim, ide, kritikë konstruktive duhet të jetë e mirëpritur.

“Kjo shtëpi e madhe ka një rregull të vërtetë dhe unik në aplikimin e tij, pushteti buron nga anëtarët e Partisë Demokratike, jeni ju ata që vendosni në votë përfaqësuesit tuaj dhe drejtuesit tuaj. Kështu ka qenë dhe kështu do të jetë shumë shpejt”, theksoi Basha.

- Advertisement -

TE FUNDIT