12.5 C
Tirana

‘I kam borxh tërë jetën’, Robert Berisha i kërkon falje publikisht Nora Istrefit

VENDI

Robert Berisha në një lidhje live me emisionin “Shqipëria live”, i ka kërkuar falje publikisht ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit. Teksa fliste për projektin e tij të ri “Kërkoj Falje”, Roberti përmendi të gjithë personat, të cilëve ua dedikonte vargjet.

Roberti u shpreh se Norës do t’i jetë gjithmonë borxh si nëna e vajzës së tij dhe i kërkoi falje publikisht

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre.

Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

- Advertisement -

TE FUNDIT