18.5 C
Tirana

I ka të gjitha! Sulmuesi që do të thirret nga Lampard tek Chelsea, shihni në 6 minuta thesarin që ka Shqipëria

VENDI

Armando Broja është lojtari i momentit te Chelsea sa i përket grupmoshave. Sa herë që të rinjtë e londinezëve kanë një përballje të vështirë për të luajtur, e thërrasin menjëherë në skuadër. Nuk ka rëndësi nëse flitet për U-18 apo deri te U-23, Broja e ka treguar se di të bëj diferencën dhe të shënojë gola.

Madje edhe me U-23 është kthyer vendimtar dhe duke e ndihmuar Chelsean për të fituar, duke i zgjidhur takimet me golat e tij. Lampard e ka thirrur disa ditë më parë që të stërvitet me ekipin e parë, ndërsa në Angli janë të sigurtë se debutimi do të vijë brenda këtij sezoni.

Të gjithë indiciet të çojnë në këtë përfundim, për ta nisur që nga vëmendja e treguar për sulmuesin shqiptar, ku thirrjes në stërvitje të disa ditëve më parë i bashkohen edhe telefonatat e ndihmësit të Lampard, për t’i dhënë përgëzimet Brojës. Chelsea po vuan për sulmues në këto kohë, ndërsa trajneri shquhet për besimin që ka tek të rinjtë. Por kryesorja është që Broja po vazhdon të jetë një makineri golash.

Një sulmues që praktikisht i ka të gjitha dhe është thesari më i madh i Shqipëri. Gjigant në fizik, shpejtësi, driblime, saktësi vrastare para portës, pasime vendimtare dhe i aftë për të zgjidhur i vetëm takimet. Ajo që pritet për të kurorëzuar suksesin e tij janë dy fanellat, Shqipëria A dhe Chelsea A. Më poshtë mund të ndiqni një video përmbledhëse në më pak se 6 minuta, për të kuptuar atë që po vjen /Sport Ekspres

- Advertisement -

TE FUNDIT