Ndërsa u shpall vendimi “non-grata” për kryeministrin Sali Berisha dhe familjes së tij, anëtarja e kryesisë së PD-së, Oriola Pampuri, ishte e ftuar në studion e Fax.
E vënë në siklet ajo nuk e komentoi gjatë madje u shpreh se është një deklaratë që sapo ka dalë dhe që nuk i takon asaj t’a komentojë, teksa shtoi se Berisha ka qenë lideri historik i së djathtës dhe ka ndërmarrë reforma sociale të suksesshme.
“Kjo është një deklraratë e sapodalë, kështu që nuk më takon t’a komentoj në këtë moment.
Zoti Berisha ka qenë një lider historik i së djathtës, ai ka bërë reforma sociale të suksesshme, duke realizuar liberalizimin e vizave, duke e bërë Shqipërinë pjesë të NATO-s. Kështu që për këtë nuk kam asnjë koment,çfarë kisha për të thënë e thashë”- tha Pampuri.