8.5 C
Tirana

I dënuar me 5 vite burg, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

VENDI

Arrestohet në Shkodër një person i dënuar me 5 vite burg. Bëhet fjalë për një 30-vjeccar, i quajtur Valentin Gjeloshi, i cili dyshohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjeloshi banon në lagjen “Skenderbeg”, në qytetin verior.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘Prodhim dhe shitja e narkotikëve’, e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT