16.5 C
Tirana

“I dashur babi, mezi pres të kthehesh”, 10-vjeçari jetim letër babait të vdekur

VENDI

Fationi i vogël është ai që ndjen çdo ditë mall për babanë që humbi jetën. Është në klasë të tretë. Të atit i shkruan letra, i kërkon të kthehet përsëri në shtëpi.

“I dashur babi, unë mezi pres të kthehesh, a do të vish për festën e fëmijëve? Mua më ka marrë shumë malli, mezi pres të të përqafoj”, i shkruan Fationi.
“Unë quhem Fation, jam tetë vjeç, jam në klasën e tretë. Më pëlqen shumë shkolla. Më shumë më pëlqen lënda e gjuhës. Atë ditë kur edha nga shkolla, nuk më treguan. Mami më thoshte që babi do të punojë shumë, do të vijë në 1 qershor”

“Jam i humbur sepse nuk kam babanë. Në dimër bie borë kam frikë se mos bie shtëpia. Na ndihmoni ta rregullojmë të jetoj i lumtur me familjen time”

“Në mëngjes na zgjonte me dashuri, nuk jetohet pa baba, më mungojnë përqafimet. Më duhet sikur nuk ka vdekur sikur do kthehet. Isha shumë i lumtur me të, më mungon shumë. Kemi mbetur pa shpresë pa mbështetjen e tij ” thotë djali i madh. “Shumë të vështirë e kemi” shprehet gjyshi./BW

- Advertisement -

TE FUNDIT