20.5 C
Tirana

Hyrja për herë të dytë në Big Brother VIP, Sabiani “bëhet pishman”: Do mbyllja gojët e liga, por bëra një vrimë në ujë

VENDI

Sabiani duket se është penduar për hyrjen për të dytën herë në Big Brother VIP.

 

 

Përmes një videoje të postuar në TikTok, Sabiani me ironi e shaka shprehet se këtë herë dështoi të arrinte atë që kishte në plan. Sabiani thotë se hyri në BBV për të mbyllur gojët e liga, por shton se nuk arriti të bënte asgjë.

 

Kujtojmë se Sabiani ishte kundër raportit të vajzës së tij, Keisit me Kristin dhe ishte arsyeja e hyrjes së tij në shtëpinë e BBV. “U futa për herë të dytë në BBV. Isha kaq afër. Do t’i bëja qejfin paraardhësve. Do mbyllja gojët e liga. Pra bëm një vrimë në ujë”, thotë Sabiani në videon e ndarë prej tij.

- Advertisement -

TE FUNDIT