3.5 C
Tirana

HORROR NË KORÇË, NËNA LIND FËMIJËN NË SHTËPI DHE E FUT NË VALIXHE

VENDI

Policia e Korçës ka dhënë detaje rreth ngjarje së rëndë të ndodhur në këtë qytet ku një grua pasi ka lindur fëmijën e saj në shtëpi e ka futur në një valixhe. Njoftohet se denoncimi është bërë në orët e para të mëngjesit nga bashkëshorti i gruas, Klodi Hasimllari i cili është emigrant të Greqi.

 

Ai ka thënë se foshnjën e gjeti të pajetë në banesën e tij, në lagjen Nr. 15 të qytetit juglindor. Nëna e fëmijës, që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.

 

NJOFTIMI

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.

 

Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”

- Advertisement -

TE FUNDIT