15.5 C
Tirana

Horoskopi javor/Astrologia tregon çfarë do të ndodhë me shenjat e horoskopit këtë javë

VENDI

Astrologia e njohur Meri Shehu jep parashikimin javor për të gjitha shenjat e horoskopit:

Dashi
Do keni mundësinë të lëvizni më ngadalë dhe me më kujdes në ceshtjet ekonomike. Ndoshta do dukeni edhe shumë kokëfortë në shkëmbimet ekonomike.

Demi
Jeni në fazën ku planetet do sillen sipas mënyrës tuaj duke ju dhënë kohën e duhur për të shijuar dhe fituar. Do keni shumë takime dhe udhëtime të mira.

Binjaket

Kundërshtarët tuaj do bëhen më këmbëngulës dhe dominant në prapaskenat e tyre kundra jush dhe më kokëfortë për të hapur rrugë.

Gaforrja
Tashmë e ardhmja dhe e shkuara takohen në një pikë nga duhet t’ja filloni nga fillimi. Besoj të zgjidhni anën e duhur për të ecur përpara.

Luani
Do qetësoheni shpirtërisht me lajmet e mira që do merrni në lidhje me punën apo cështje që lidhen me ligjin dhe jetën personale. Ju pret një lidhje e re.

Virgjëresha
Tentativa për të punuar me jashtë mund të rezultojë e suksesshme nëse vërtet keni vendosur të ndryshoni punë dhe të bëni dicka të re.

Peshorja
Do keni mundësi të menaxhoni më mirë të ardhurat ekonomike dhe kjo periudhë do jetë e mbarë në lidhje me financat tuaja.

Akrepi
Një punë e re dhe një bashkëpunim i ri do ju japë shansin të filloni një etapë më të suksesshme në jetën tuaj në partneritete.

Shigjetari
Do mundësohen takime shumë të rëndësishme ku ju me këmbënguljen tuaj do bëni të mundur të përcillni mesazhet tuaja shumë të rëndësishme.

Bricjapi
Nëse nuk jeni të dashuruar atëherë do t’i bëni gjërat dhe jetën me shumë dashuri dhe bukuri rreth jush. Kjo do sjellë sukses në shumë aspekte.

Ujori
Do ndryshoni punë shtëpi do arredoni dhe do keni lajme nga më të mirat në të gjitha aspektet e jetës suaj bazike dhe familjare.

Peshqit
Mund të beheni ju mendja më e ndritur dhe praktike për momentin dhe të zgjidhni cështje dhe probleme që të tjerët nuk mund as t’i afrohen dot.

- Advertisement -

TE FUNDIT