19.5 C
Tirana

Historia që përloti Ardit Gjebrean dhe të tjerët/ Gruaja kërkonte nënën biologjike, por zbulon të vërtetën e hidhur në mes të emisionit

VENDI

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare” ishte Gentiana, e cila kishte ardhur të kërkojë prindërit e saj biologjikë.

Gentiana është rritur nga prindër adoptues dhe e mori vesh që ishte e adoptuar gjatë shkollimit tetëvjeçar. Pas humbjes së babait, Gentiana nisi të kërkojë rrënjët e saj duke nisur nga Shtëpia e Fëmijës në Tiranë.

“Ka një mesazh për ty” kishte rënë në gjurmët e nënës së Gentianës, Sanies, e cila kishte patur një histori prekëse. Sania, një vajzë e re nga veriu i Shqipërisë, e martuar dhe me pesë fëmijë, kishte mbetur pa përkrahje kur i vdiq bashkëshorti.

Pas thuajse pesë vitesh nga vdekja e tij, mjekja e fshatit vë re diçka që Sania përpiqej ta fshihte për shkak të mentalitetit, shtatzëni. Mjekja e ndihmoi të shkojë në spitalin e Shkodrës, larg kureshtjes së njerëzve që ta lindte fëmijën e qetë.

Ardhja në jetë e Gentianës pasoi me qëndrimin dy mujor në spital, për të cilin u tha se ishte një operacion apandesiti, gjë që fëmija i madh e Sanies e mban mend ende në këtë formë. Prindërit e saj e pranuan sërish në shtëpi, por me kusht që të braktiste Gentianën.

Ajo kishte kërkuar disa herë fshehurazi vajzën me shpresën se do t­a gjente diku, por nuk ia arriti. Pas një lufte me tuberkulozin për 36 vjet, ajo ndërroi jetë më 10 Qershor, në ditën e ditëlindjes së Gentianës. Fëmijët e Sanies tashmë ndodhen në dijeni të ekzistencës së gjysmë-motrës së tyre dhe një prej tyre ishte në pritje për të takuar Gentianën në prapaskenë.

Gentiana: I ngjakam.

Ardit Gjebrea: Edhe ne atë menduam kur e pamë atë foto, i ngjan shumë.

Gentiana: I ngjaj shumë. Do të kisha shumë dëshirë ta takoja.

Ardit Gjebrea: E vërtetë. Për fat të keq, po të sheh nga qielli, por të paktën të ka lënë me pesë motra e vëllezër që do të jenë pjesë e jetës tënde. Ishte shumë e vështirë edhe për ata kur stafi ynë i komunikoi për çfarë ndodhi dhe të tronditur thanë “Okej, të marrim veten, nuk jemi gati ende që të dalim në ekran”, por ka ardhur vëllai i madh dhe po pret që ta takosh.

- Advertisement -

TE FUNDIT