13.5 C
Tirana

HISTORIA, INFERMIERJA QË KUJDESET PREJ 20 VITESH PËR TË TJERËT

VENDI

Nga Ketjola Gështenja, Star Plus Tv

Vlerësimi dhe mirënjohja për punën e bluzave të bardha ka qënë akoma më e lartë pas këtij viti të vështirë për shkak të pandemisë.

Sot është dita botërore e infermierëve dhe Star Plus televizion ka sjellë historinë e Mirela Gjonit e cila prej 20 vitesh shërben si infermiere e përgjithshme në spitalin rajonal të Shkodrës.

Infermierja Gjoni tregon se si lindi pasioni dhe dëshira për të këtë profesion.

Të kujdesesh për të tjerët është një vepër humane dhe kënaqësia që të ofrohet është e papërshkrushme shprehet infermierja 48 vjeçare.

Infermierja Gjoni ka një mesazh për të gjithë të rinjtë të cilët duan të ndjekin këtë profesion.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të infermierëve në spitalin Rajonal të Shkodrës u zhvillua një aktivitet ku u vlerësuan me certefikata mirënjohjeje infermierët të cilët dhanë kotributin e tyre të palodhur gjatë këtij viti të vështirë për të gjithë.

- Advertisement -

TE FUNDIT