19 C
Tirana

Historia frymëzuese e 76 vjeçarit.

VENDI

Jemi mësuar që shpeshherë moshën e tretë ti shohim në lulishtet e qytetit duke luajtur domino me njëri tjetrin për të kaluar kohën e lirë por jo personazhi ynë është ndryshe. Po ju njohim me Gaqo Jordanin 76 vjeçarin me origjinë nga Korça por që jeton në qytetin e Elbasanit prej 12 vitesh me radhë ai kujdeset për kopshtin përpara pallatit ku banon.

I moshuari tregon që gjatë gjithë jetës së tij ka punuar si shofer por në momentin kur ka dalë në pension me pasionin që kishte për pemët dhe lulet ai vendosi që të kujdesej për lulishten e pallatit të tij duke e rikthyer atë në një mikrokopsht botanik ku gjenden jo më pak se 100 bimë të ndryshme.

Këtë si kornizë e krijoi bashkia para 15 viteve mbolli ca likuse të vogla e pisha dhe e la mbeti. Rrinin makinat këtu u bë shesh më pas kur unë dola në pension e fillova e rrethova me një kabull dhe hodha dhe mbolla lule mbolla kumbulla palma arra dhe e lloj lloj lulesh tha i moshuari.

Gaqo thotë se këtë punë e bën me shumë saqë dhe kafen e mëngjesit e lë pa pirë vetëm e vetëm që të kujdeset për lulet. Unë këtu e kaloj ditën kujdesem për lulet i prashit i krasit madje dhe kafen e lë përgjysmë se merrem me punët këtu tha i moshuari.

Por 76 vjeçari krahas kujdesit për lulet nuk i mungon dhe kreativiteti duke krijuar dhe vazo të veçanta për bimët e tij. Gaqo ka një thirrje për bashkëmoshatarët që secili prej tyre të mbjellë nga një pemë për ti dhënë qytetit një pamje më të bukur por edhe ajër më të pastër. I bëj thirrje atyre që luajnë me domino bashkëmoshatarët e mi të mbjellin nga një pemë dhe Shqipëria do bëhet lule tha i moshuari.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT