15.5 C
Tirana

Historia emocionuese e mësueses: ‘Nuk mund t’i flas për Skënderbeun kur nxënësi ka barkun bosh’

VENDI

Një histori e veçantë u trajtua sot (9 qershor) te “E diela shqiptare” në rubrikën “Kam një mesazh për ty”

– historia e mësueses Shigjeta Canajt në shkollën “Musine Kokalari”, e cila prej kohësh është kthyer në model frymëzimi për nxënësit e saj, të cilët iu drejtuan emisionit për ta surprizuar atë.

Në fillim, përfaqësues të klasave të ndryshme, rrëfyen në emision se mësuesja e historisë dhe e gjeografisë e organizon orën e mësimit në formë argëtuese, duke improvizuar situata të ndryshme në mënyrë që informacioni të përthithet më mirë.

E rritur në një familje të persektuar, mësuese Shigjeta rrëfeu në studio se gjatë fëmijërisë i mungonte dashuria dhe kujdesi i mësuesve për shkak të opinionin. Për këtë arsye dhe jo vetëm, misioni i saj është që të jetë shumë më tepër se thjesht mësuese për nxënësit e saj.

Kështu, ajo tregoi para publikut se fëmijët i merr në shtëpi. “Në shkollë më shohin si mësuese. Orët e mësimit kanë ngarkesë ndaj është e vështirë që të kuptoj pse nxënësit sillen në atë mënyrë”. Ndër të tjera, ajo shtoi se i merr në shtëpi edhe për t’i dhënë ushqim atyre që kanë nevojë. “E bëj që të jenë më të lirshëm. Të jenë të ushqyer. S’mund t’i flas për Skënderbeun kur ai e ka barkun bosh.”

Në përfundim të surprizës, mësuesja shpjegoi Betejën e Salaminës midis anijeve greke dhe perse, duke impovizuar me nxënësit betejën e famshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT