22.5 C
Tirana

Historia e veçantë e shkodranes 111-vjeçare, kaloi Covid-in dhe mori dy herë vàksinën

VENDI

Zenepe Piraj, këtë të Hënë të 10 majit ka mbushur plot 111 vite.

Në këtë pervjetor të rrallë e të veçantë të gjyshes me të vjetër në Shqipëri që ka marre vàksinën anticovid, ishin të rinjtë e qytetit dhe shoqëria civile që vendosen t’i festojnë ditëlindjen.

Nënë Zenepja përcjell vetëm urime pafund, për të gjithë vullnetaret që kujdesen për të vazhdimisht dhe për ata që sot e kujtuan .

Pasioni i 111 vjeçares janë lulet por për shkàk të moshës, vitet e fundit, nuk mundi të përkujdesej për to, prandaj të rinjtë vendosin që t’i mbillnin lule dhe peme duke I zbukuruar serish oborrin.

Zenepe Piraj lindi me 10 maj të vitit 1910 në qytetin e Podgoricës dhe me pas u zhvendos në qytetin e Shkodrës.

Ajo është e moshuara më e vjetër që është vaksinuar me ‘Pfizer’. 111-vjeçarja erdhi nga Mali i Zi në Shkodër 97 vite më parë bashkë me 4 motrat e tjera dhe prindërit.

E moshuara në moshën 16 vjeçare u fejua dhe mbeti në Shqipëri, ndërsa pas lùftës familja e saj u rikthye në Malin e Zi.

Kujtijmë se Edi Rama ka qenë në muajin mars në qytetin e Shkodrës ku ka vizituar të mushuarën por që ky takim nuk u bë publik për mediat dhe ka dyshime të forta që nuk është zhvilluar fare…

- Advertisement -

TE FUNDIT