23.5 C
Tirana

Historia e Mevlanit i prek të gjithë në emision/ Bora, Arjani dhe të gjithë konkurrentët shpërthejnë në lot

VENDI

Puntatën e sotme në emisionin e “Përputhen” ka ndodhur një situatë e veçantë. Të gjithë konkurrentët e emisionit janë prekur duke derdhur lot.

Mamaja e Mevlanit bëri një surprizë të birit, duke përlotur të gjithë.Nëpërmjet një videoje mamaja e tij tha se djali i saj është larguar nga vendi për të punuar jashtë qëkur ishte më i vogël.

“Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmurem ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin.

Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon ia bënte që më jep mamin në telefon. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar”, u shpreh e ëma Mevlanit.

Të gjithë janë përlotur nga historia e trishtë përfshirë këtu moderatoren Borën, Mevlanin, Ledjanën apo Shkëlqimin si dhe opinionistin Arjan Konomi.

Mes lotësh, Mevlani ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për mamanë e tij duke thënë se të gjitha lotët do të t’ia kthejë në buzëqeshje.

- Advertisement -

TE FUNDIT