Një nënë u përqafua për herë të parë me vajzën e saj të porsalindur për herë të parë pas 11 muajsh pasi kishte rënë në koma.
Cristina 39 vjeçe kishte pasur komplikacione në muajin e shtatë të shtatëzanisë, duke pësuar arrest kardiak. Mjekët u detyruan të lindnin fëmijën me metodën cezariane megjithatë të dyja ato patën një gjendje aspak të mirë shëndetësore.
Ditën e djeshme gruaja u largua nga instituti i rehabilitimit “Agazzi” në Arezzo. Nëna u kthye në shtëpi duke takuar për herë të parë vajzën e saj Katerina, e cila tani është gati dy vjeçe dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.
Për bashkëshortin e Cristinës kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë, megjithatë ai shpreson se jeta e tyre do të rikuperohet me kalimin e kohës dhe bashkëshortja e vajza e tij do të jenë mirë.