19.5 C
Tirana

Historia e dashurise mes kirurgut plastik dhe spikeres se viteve`90

VENDI

Ish-folësja e lajmeve Manjola Fagu dhe mjeku i kirurgjisë plastike Sokol Isaraj, kanë rrëfyer historinë e tyre të dashurisë.

 

Të ftuar në studion e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ata kanë treguar kohët e bukura dhe mënyrën se si u njohën.

 

Manjola e cila prej vitesh nuk është më pjesë e televizionit, shprehet se njohja me Sokolin u ndërmjetësua nga një mike e tyre e përbashkët.

 

“Një shoqja ime shumë e ngushtë, Nevila, duke na njohur të dyve kuptoi që ne ishim shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe bëri që në një mënyrë shumë spontane të na takonte. Për mua ishte shumë e papritur. Sokoli kishte dijeni, unë nuk kisha dijeni për mënyrën e takimit dhe ajo më nxorri një justifikim për vëllain e Sokolit që ajo e kishte shok. Më thotë që ka nevojë për një sqarim në lidhje me Ministrinë e Financave, për t’i shpjeguar se si mund ta zgjidhte atë çështje. Vëllai i Sokolit është mjek pediatër dhe u takuam bashkë. Sokoli vjen “rastësisht” bashkë me nusen e vëllait dhe unë aty u kujova që e kisha takuar edhe më parë”, rrëfeu Manjola./tvklan.al

- Advertisement -

TE FUNDIT