15.5 C
Tirana

Historia dhe fizionomia e një qyteti mesjetar shqiptar. DRISHTI

VENDI

Dikur, Drishti një qytet i lulëzuar, një ipeshkvi që njihej që në shek.IX, me katedrale, shkolla dhe me një jetë dhe kulturë urbane mjaft të zhvilluar për kohën, është sot vetëm një grup shtëpish gjysmë të braktisura (bëhet fjalë këtu për Drishtin e Vjetër).

Pushtimi osman, si shumë qyteteve të tjera mesjetare shqiptare i dha edhe Drishtit “goditjen për vdekje”, duke bërë kështu, që ai të shuhej dhe të kthehej në një gërmadhë të zezë, të cilën sot kur e sheh të zë trishtimi.

Qëllimi i këtij artikulli është përpjekja për të dhënë në mënyrë modeste disa informacione nga identiteti që pati Drishti gjatë Mesjetës, duke u mbështetur në disa burime shkencore dhe arkivale, që munda t’i gjej gjatë kërkimeve që bëra në lidhje me historinë e këtij qyteti.

Duhet të shtoj këtu që informacionet që ofrojnë enciklopeditë dhe studimet historike rreth kësaj qendre janë shumë të pakta (për mos të thënë të mjerueshme) dhe duket sikur shteti shqiptar qoftë gjatë kohës së diktaturës komuniste, qoftë gjatë kohës së sotme nuk ka bërë asnjë gërmim arkeologjik për të nxjerrë sadopak në pah aspekte nga ekzistenca mesjetare e kësaj qendre.

Pozicioni gjeografik

Po të udhëtosh nga Shkodra në drejtim të veri lindjes arrin pas 12-13 km në fshatin e sotëm Drisht që ndodhet në luginën e lumit Kiri, në krahinën e Postribës.

Ky fshat i ri është i formuar kryesisht në dhjetëvjeçarët e fundit nga popullsi të zonave përreth dhe nuk është fshati i vjetër i Drishtit që ndodhej deri vonë, para se të braktisej, jashtë mureve të kështjellës së vjetër. Sot aty ndodhen vetëm disa shtëpi të banuara dhe disa të tjera që janë të braktisura sidomos vitet e fundit. shkoder.info

Fshati dikur ishte më madh dhe në fillim të shekullit të njëzetë ka pasur 80 shtëpi². Në Mesjetë ky lokalitet quhej Drivasto.

3 Kështjella e këtij qyteti, sipas Jireçekut, e ka origjinën ndoshta nga koha romake ose koha ilire.

Ky lokalitet gjendet mbi një kodër afërsisht 150 m të lartë, e cila nga Veriu dhe Perëndimi kufizohet prej luginës së thellë të Kirit dhe nga Jugu prej honit të Prronit të Drishtit.

FOTO TERENC PEPA

FOTO TERENC PEPA

Kështu kjo kështjellë mund të arrihej vetëm nga ana lindore, anë në të cilën ndodhej e ashtuquajtura Porta e Shalës’, kurse porta kryesore e qytetit ishte nga ana e Jugperëndimit.

FOTO TERENC PEPA

FOTO TERENC PEPA

Tek njëra nga këto porta, si pjesë e saj, gjendej një gurë me emblemë në formë të çrregullt, brenda së cilës ishin skalitur tre yje.

Emblema ishte e skalitur në një bllok të bardhë guri, në formë katrore dhe kishte afërsisht përmasat 49 x 47 cm dhe nuk dihet, se çfarë kuptimi kishte dhe çfarë simbolizonte.6 Duhet të kihet parasysh që qyteti duhet të shikohet veças nga kështjella (Castrum et civitas = kështjella dhe qyteti E. M.), sepse kështjella e ashtuquajtur Kalaja e Drishtit gjendet 60-80 metër më lart, në majë të kodrës dhe kishte formë poligonale (me shumë kënde) të parregullt, ku vihen re edhe mbeturina kullash.

Në brendësi të saj nuk kishte burime dhe në kohën veneciane (1397-1404) bëhej fjalë edhe për nevojën e ndërtimit të një cisterne, duke i marrë paratë që nevojiten për ndërtimin e saj, nga hyrjet në të holla, që grumbullonte qyteti, dhe nëse ato të hodha nuk do të mjaftonin, mendonin t’i shkruanin kapitenit të Shkodrës që të kontribuonte me ndonjë shumë nga paratë e atij qyteti.’

Porse në rrënojat e kësaj kështjelle sot nuk konstatohet asnjë mbetje nga ndonjë cisternë e dikurshme. E vetmja cisternë (saranxhë) që gjendet atje, ndodhet poshtë kalasë, në fshatin e vjetër të Drishtit, ku ka qenë dikur qyteti. Cisterna është akoma edhe sot në gjendje të mirë, është brenda e ndërtuar me mure dhe plot me ujë dhe sipas fjalëve të një fshatari të atyshëm, ajo përdoret edhe sot për të nxjerrë ujë për përdorime të ndryshme.

Duhet të përmendet këtu fakti që qytetit dhe kalasë së dikurshme edhe pse nuk kanë burime atje sipër, nuk duhet t’u ketë munguar uji, pasi poshtë kodrës rrjedhin lumi Kiri dhe ‘Përroi i Drishtit’, siç u tha edhe më sipër.

Malet që ngrihen pas Drishtit në veri të Drinit, venecianët i quanin në shek.XVI ‘Malet e Shpanëve’ (monti delli Spani), kurse malet në jug të Drinit i quanin ‘Malet e Dukagjinëve’ (monti delli Ducagini) dhe emrat e luginave përreth kishin pjesërisht emërtime romane, p. sh.: Fundina (Fontana), Kruçe (Cruce Crux) 1402.10

Kjo ishte nje pjese nga libri Historia dhe fizionomia e një qyteti mesjetar shqiptar. DRISHTI nga Edmond Malaj


Shkoder.Info

 

FOTO TERENC PEPA

FOTO TERENC PEPA

FOTO TERENC PEPA

FOTO TERENC PEPA

- Advertisement -

TE FUNDIT