Ditën e sotme, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi disa masa të reja lehtësuese kundrejt koronavirusit.
Një prej tyre, ishte edhe heqja e maskës në ambjentet e hapura duke filluar që nga data 1 qershor.
Një lajm i tillë, ka sjellë një sërë reagimesh. Midis të shumtave, ishte edhe gazetarja Beti Njuma. Duke ironizuar Komitetin shkruan:
“Pas 1 qershorit- tha Rakacolli-njerëzit do heqin maskat” O komiteti, pas 1 qershorit dynjaja do heqë brekët e do veshë rrobabanjet se maskat i ka hequr me kohë e me vakt!
Prej kohësh, edhe në Tiranë është vënë re neglizhencë e dukshme e qytetarëve lidhur me mbajtjen e maskës kryesisht në ambjentet e hapura, megjithatë jo të pakta janë rastet kur maska nuk mbahet as në ambjente të mbyllura apo dhe transportin publik.