11.5 C
Tirana

Hipi tek shtylla për të mbledhur arra dhe e zuri korrenti, mjeket duhet t’i prisnin dy duart 8-vjeçarit

VENDI

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Pranvera nga Korça e cila ka treguar historinë e vëllait të saj Tomit.

Kur Tomi ishte 8 vjeç, mamaja e tyre ishte shtatzënë dhe halla e tyre i thotë që nëse do e ketë djalë, t’ja jepnin asaj sepse ajo kishte vetëm një vajzë.

Këtë muhabet e dëgjoi Tomi dhe i tha hallës që të marrin atë dhe ta konsiderojnë si djalin e tyre sepse ai është i madh, nuk kanë pse presin derisa të lindë fëmija. Pasi rranë dakort edhe prindërit, ai shkoi të jetonte me hallën, madje hyri dhe në shkollë dhe ishte tepër i lumtur, por më pas ndodhi një e papritur.

Pranvera: Duke luajtur me fëmijët, shkon tek një arrë dhe po mblidhte arra. Shokëve dhe shoqeve i tha që unë hipi në arrë, një shtyllë korrenti ishte aty afër. Hip në shtyllë sepse i thotë që unë jam më i shpejtë se juve.

I merrte arrat dhe ia hidhte fëmijëve, papritur kapi telat e korrentit me të dyja duart dhe mbeti i varur në tela. Fëmijët e tjerë bërtisnin sepse edhe ai po qante, po thërriste. Goca e hallës shkoi në shtëpi, njoftoi hallën, dajën dhe deshi Zoti, teli e mban pak të varur dhe e rrëzon poshtë mu në fund të shtyllës, aty ku hipi.

Njoftuan doktorin e fshatit, e sollën Tomorin në jetë, e qetësuan dhe thoshte që nuk kam asnjë gjë, vetëm më djegin pak duart. Të nesërmen i thonë babit hajde ikim në spital sepse Tomori ka djegur pak duart me qumësht. Atij i vazhdonte djegia dhe mjekët thanë ka shumë djegia shumë të lartë sepse e keni vonuar.

Ky lajm për familjarët ishte shumë i rëndë dhe nuk e pranonin dot që fëmija e tyre të humbiste dy duart. /tvklan.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT