3.5 C
Tirana

Heqja e kioskave në pedonalen e Shkodrës, Edona Bilali pyet Spahinë: Si ka mundësi që…

VENDI

Ministrja socialiste e Shtetit për Sipërmarrjen, Edona Bilali ka përshëndetur aksionin e Bashkisë Shkodër të drejtuar nga demokrati Bardh Spahia, për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.

Megjithatë, në një reagim në rrjetet sociale, Bilali pyet demokratët shkodranë që kanë mbështetur Partinë Demokratike se përse gjendja në Shkodër ka shkuar në këtë pikë, ndryshe nga bashkitë e drejtuara nga socialistët.

 

Ditën e sotme në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në shëtitoren “Kolë Idromeno”.

 

Reagimi i plotë i Edona Bilalit:

 

Teksa përshëndes lirimin e hapësirave publike në zemër të Shkodrës, në pedonalen “Kolë Idromeno” i ftoj qytetarët shkodranë që kanë mbështetur Partinë Demokratike ndër vite ti përgjigjen këtyre pyetjeve:

 

1. Si ka mundësi që Bashkia lejoi transformimin e zonës nga një zonë BID në një shëmtirë që i ngjante një tregu rrobash të përdorura? Ku në vend që të ishte një shëtitore normale, njerëzit e bajnë xhiron duke kalu si në birë të gjylpanës. Shikoni zonat e tjera BID dhe TID (Gjirokastra, Berati, Vlora), asnjë nuk pësoi këtë masakër ndër vite.

 

2. Çfarë kosto i ka kushtuar qytetit ky paligjitimitet?

 

Për rezultatin jam tejet e kënaqur pasi pak qytetarë janë në dijeni të mundësive që kanë ikur për të bërë aktivitete në atë zonë. E mos harroni, aktivitetet sjellin të ardhura për qytetin dhe për qytete me karakteristika unike si Shkodra turizmi kulturor është shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm.

 

Shkodra asht e tanve!

 

- Advertisement -

TE FUNDIT