13.5 C
Tirana

Hapet Qarku i Shkodrës, nga sot të gjitha bashkitë “jeshile” me përjashtim të më të rëndësishmes, asaj të Shkodrës…

VENDI

Nga dita e sotme (11 maj) listës së zonave të gjelbra do t’i shtohen edhe 14 bashki në vendin tonë, çka do të thotë se qytetarët mund të qarkullojnë lirisht pa patur nevojën e lejeve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije dje se në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat.

Në Qarkun e Shkodrës, konsiderohen jeshile të gjitha bashkitë me përjashtim të më të madhes dhe më të rëndësishmes, asaj të Shkodrës. Nga sot, janë yona të gjelbra bashkitë: M.Madhe, Pukë, Vau- Dejës dhe Fushë- Arrëz. Për vetë pozicionin gjeografik por edhe peshën social- ekonomike që ka, Bashkia e Shkodrës kushtëzon në të gjitha kuptimet “të gjelbrën” e bashkive të tjera të qarkut me të njëjtin emër. Qënia “zonë e kuqe” e Bashkisë Shkodër, i lë pa “frymëmarrje” edhe bashkitë e tjera në qark. Kjo edhe për shkak të lidhjeve të shumta që kanë bashkitë me njëra tjetrën.

 

“Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash. Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla. Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00. Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare”, tha Gentiana Qirjako nga ISHP ditën e djeshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT