28.5 C
Tirana

Habit hoxha shqiptar, fal namazin e Bajramit me veshje tradicionale

VENDI

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën këtë të enjte festojnë Festën e Fiter Bajramit.

Një festë kjo e shumë pritur pas 30 ditësh agjërim të muajit të Ramazanit kjo ditë nis me faljen e Namazit.

Në Kosovë sot një hoxhë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shikojmë deri më tani e ka bërë faljen e namazit me veshje popullore.

Bëhet me dije se hoxha nga Drenasi e ka falur namazin i veshur me veshje tradicionale ‘tirqi e plis’ e cila është një veshje popullore. Kjo gjë i ka habitur besimtarët sepse nuk është diçka e cila ndodh shpesh, megjithatë është një akt shumë atdhetar.

- Advertisement -

TE FUNDIT