Gazetari i njohur, Milaim Zeka është i njohur si një ndër personazhet pa komplekse në ekranet shqiptare.
Deklaratat e tij kanë bërë jo rrallë herë bujë në media.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin e Adelina Ismailit, ku mes të tjerash dha një deklaratë që i habiti që të gjithë.
Zeka, baba i katër vajzave u shpreh se emrat e tyre janë emrat e dashnoreve të tij.
“Katër vajzave ua kam lënë emrin e dashnoreve që kur i thërras me mu kujtu dashnoret”, ka thënë Milaimi dhe ka shtuar se kjo është hera e parë që e thotë një gjë të tillë.
Kujtojmë se ai ka dy vajza nga martesa e parë dhe dy nga martesa me Edën.