E ftuar në emisionin “Dita e 8”, në Top Albania Radio, avokatja e njohur e cila është gjithashtu një figurë e njohur publike, Eni Çobani dha një intervistë ndryshe nga të tjerat.
Ajo foli rreth martesave të dështuara të personazhebe të famshme të medias e politkës shqiptare. Avokatja u ndal dhe tek Fatos Nano duke e cilësuar pozitivisht si një person i sinqertë dhe ndër të rrallët që ka pranuar publikisht se martesa e tij ka dështuar.
“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar.
I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano, i cili kur është pyetur për bashkëshorten e tij, ka thënë se gjithçka ka marrë fund dhe se ai dështoi.
Të gjithë e paragjykuan pas kësaj, ndërsa për mua u tregua burrë që arriti ta thoshte publikisht dhe nuk vazhdoi të lëndonte gruan e tij, ndërkohë që kishte një lidhje tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah”, u shpreh avokatja.