20.5 C
Tirana

“Habibi, come to Dubai”/ Parodisti që u bë fenomen i TikTok: Don Xhoni nuk e ka pritur mirë videon me këngën e tij

VENDI

Semi Xhelili, i riu nga Gjilani që u bë i famshëm në TikTok me videot parodike, ka ndarë me ndjekësit e emisonit “Jeto me Orën” emocionet e famës dhe historinë e parodisë që u bë e famshme “Habibi come to Dubai”.

 

Semi Xhelili: “Nga teksti deri në postim në video më merr diku te 15 minuta. Frymëzimi vjen nga ajo që ndodh, ose që ka ndodhur. Secila temë ka veçantinë e saj. Janë më të suksesshme ato që janë më afër njerëzve.”

 

Semi tregoi dhe cilat kanë qenë reagimet e këngëtarëve të ndryshëm për videot që ka bërë.

 

Semi Xhelili: “Se kam pritur suksesin e videos “habibi come to Dubai”. Para se të bëheshin virale videot, mendimin e merrja nga motra. Nuk kam video që i mbaj të ruajtuara që nuk i kam postuar. Virale bëhen videot që janë spontante, jo ato që i mendoj gjatë. Kam pasur reagime nga këngëtari Ylli Limani i cili më ka përkrahur. Majku gjithashtu më ka pëlqyer videot. Don Xhoni nuk e ka pritur mirë parodinë. I preferuari im është Unikatili”, ka thënë ai.”

- Advertisement -

TE FUNDIT