18.5 C
Tirana

Gruas shtatzene te Maestros i ndodhe e keqja nga sherri me fansat e Luizit…

VENDI

Loja e dashuri-urrejtes mes Armaldos dhe Luizit ditët e fundit, e nisur nga këngëtari me mendimin që Maestro të shpallet sërish i preferuar i publikut, ka marrë një tjetër “kthesë” mbrëmjen e djeshme, teksa debati mes tyre ka agr vuar në tone të larta dhe në përdorimin e shprehjeve gati of ndues. Madje atë “gati” dhe mund ta heqim fare.

 

Epitetet e ndryshme që Luizi ka përdorur ndaj Maestros, në kuadër të lojës ose jo, nga Armaldo më shumë se njëherë janë marrë si of ndime, sigurisht kanë ndikuar edhe në gjendjen e tij në shtëpi ku është parë në gjendje jo të mirë emocionale dhe kjo gjë ka bërë edhe që banorët e tjerë të përfshihen në diskutim dhe të kundërvihen ndaj Ejllit.

 

Ndërkohë Kllogjeri gjatë pasdites së sotme ka ndërmarrë edhe një “fushatë sensibilizuese” ndaj bullizimit dhe asaj që ai e quan dhunë verbale në shtëpi, në të cilën Luizi vetë nuk ka marrë pjesë, por pjesa më e madhe e konkurentëve e kanë mbështetur.

 

Në lidhje me atë që ka ndodhur ka pasur edhe reagime nga jashtë, jo vetëm nga fansat e reality show-t dhe mbështësit respektivë të banorëve, por edhe nga bashkëshortja e Maestros, e cila ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me atë që Armaldo po përjeton.

 

Teksa shpreh gjithë mirënjohjen për mbështetjen që ka marrë, ajo thotë se i mirëkupton gjërat që ndohin brenda në shtëpi, por jo ofendime që shkojnë në nivelin e ditëve të fundit, të cilat bashkëshorti i saj i ka marrë nga Luizi dhe i ka duruar. Po ashtu ajo shprehet se nuk i toleron mesazhet që i vijnë në cdo moment nga fansat e këngëtarit e që e bëjnë shumë të ndjeshme, sidomos tani që është në pritje të ëmbël.

- Advertisement -

TE FUNDIT