28.5 C
Tirana

Greg Rama në një lidhje? Kush është vajza ‘misterioze’ që e shoqëron në stadium, publikohet fotoja

VENDI

I angazhuar me punët e tij dhe larg vëmendjes së mediave, Gregu, djali i kryeministrit Rama rrallë shihet në publik. Ndërsa në rrjetet sociale ai zgjedh të pasqyrojë më së shumti punët e tij krijuese.

Kujtojmë se pas tërmetit të 26 nëntorit, u zbulua se njëra nga vajzat që humbi jetën ishte partnerja e tij. E që prej atij momenti asnjë detaj tjetër nuk ka qarkulluar në media për jetën e tij private. Ndaj këtë foto bëjnë çudi teksa i sheh.

Ditën e enjte, djali i madh i Edi Ramës ka qenë në stadium për të parë ndeshjen Tirana-Partizani. Por ajo që na bëri më shumë çudi është fakti që në krah të tij ishte një femër.

Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, Greg dhe vajza misterioze qëndrojnë ulur në krah të njëri-tjetrit, të pashqetësuar nga sytë e kureshtarëve. Nuk dihet asgjë për identitetin e brunes në krah të tij, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se tashmë Greg ka një lidhje të re që nuk e fsheh.

- Advertisement -

TE FUNDIT