12.5 C
Tirana

Grabiti dy karburante, arrestohet i riu që sapo kishte dalë nga burgu

VENDI

Dy pika karburanti janë grabitur mëngjesin e sotëm në autostradën Vlorë-Fier nga një person i maskuar dhe i armatosur. Grabitja e parë ka ndodhur në orën 05:53 minuta në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës.

Grabitësi i maskuar dhe me një armë zjarri në dorë i është drejtuar pikës së karburantit në pronësi të F.S dhe ka marrë paratë që ndodheshin në arkë. Më pas ai ka grabitur edhe një pikë tjetër karburanti, duke marrë gjithashtu xhiron ditore. Autor i grabitjeve është identifikuar Mariglen Mustafaj, nga Berati, i cili është arrestuar disa orë më pas.

Grabitësi kishte dalë nga burgu 20 ditë më parë. Ndërsa tashmë do t’i duhet t’i drejtohet sërish qelive për t’u përballur me akuzat e grabitjes nën kërcënimin e armës.

- Advertisement -

TE FUNDIT