16.5 C
Tirana

Gjoka: Vllaznia nuk është si skuadrat e tjera, i mungon “baba”

VENDI

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka në një prononcim të sotëm është rikthyer të flasë për aleancat e ndryshme që kanë filluar të vërehen në kampionatin shqiptar dhe që padyshim e rrezikojnë shumë skuadrën e tij.
Kjo ngaqë siç thotë vetë numri 1 i pankinës shkodrane, “skuadrës i mungon baba”.
Ja si është shprehur ai për mediat:
“Fjalët për aleanca na shqetësojnë shumë sepse ndikojnë në ecurinë e mëtejshme të garës.
Ne duam një konkurrencë të ndershme dhe luftë të fortë deri në fund dhe nëse nuk do të ndodhë kjo, do të jetë një problem. Vllaznia padyshim që ndihet e rrezikuar nga këto aleanca.
Kjo ngaqë ne vetëm vetëm “nënë” dhe nuk kemi “nënë e babë” siç kanë ekipet e
tjera. Pra kësaj Vllaznie i mungon “baba”.
Prandaj duhet të jemi të fortë psikologjikisht për ta mbështetur skuadrën të gjithë si faktor dhe të mos e lëmë skuadrën vetëm.
Po të jemi të bashkuar të gjithë, Vllaznia e ka potencialin për t’ia dalë”.
Ndërkohë në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj ekipit vlonjat, Gjoka është shprehur: “Ndeshja me Flamurtarin është shumë e vështirë sepse Flamurtari bashkë me Skënderbeun dhe Kukësin janë skuadrat më të mira të kampionatit shqiptar.
Një ndeshje ku duhet të shohim vetëm përpara për të marrë me çdo kusht trepikëshin dhe kjo do na vërë në shumë vështirësi.
Po përgatitemi mirë dhe jo vetëm në aspektin fizik dhe taktik por edhe në atë psikologjik për ta kaluar me sukses këtë ndeshje”.
www.shkodrasport.com

- Advertisement -

TE FUNDIT