19.5 C
Tirana

Gjobiten prindërit që nuk martojnë fëmijët deri në moshën 18-vjeçare

VENDI

Një politikan pakistanez ka paraqitur një nga projektligjet më të çuditshme të dëgjuara ndonjëherë.

 

Ai kërkon martesën e detyrueshme për moshën 18 vjeç, si dhe gjobë për prindërit të cilët nuk binden. Syed Abdul Rasheed, kandidati i aleancës politike të ekstremit të djathtë, propozoi ligjin në Asamblenë Provinciale Sindh.

 

Projekt-ligji “Akti i Martesës së Detyrueshme të Sindh, 2021” rekomandon gjoba prej 7 dollarësh, për prindërit të cilët nuk arrijnë të martojnë fëmijët e tyre deri në moshën 18 vjeçare.

 

Mediat e huaja shkruajnë se në qoftë se një martesë vonohet pas kësaj moshe, prindërit do të detyrohen të japin një arsye të justifikuar për vonesën.

- Advertisement -

TE FUNDIT