13.5 C
Tirana

Gjiko po sjell një uragan, ja sa këngë do publikojë në një ditë.

VENDI

Asdren Gjikolli apo siç njihet me emrin e artit Gjiko, është duke punuar që një kohë për projekte të reja muzikore. Gjatë kësaj periudhe, ai vazhdimisht është parë në studion e RedBox, nga ku edhe nxori hite të mëdha, të cilat kanë pushtuar platformat e ndryshme muzikore. Ndonëse është mjaft aktiv në rrjetet sociale, i njëjti së fundmi ka bërë disa postime në llogarinë personale, Instagram, përmes të cilave tregon se ka finalizuar 12 këngë.

10 orë në ditë, 12 këngë janë të përfunduara, është mbishkrimi që Gjiko ia ka vënë imazhit, ku në të shfaq edhe logon e RedBox. Më shumë rreth këtyre projekteve, reperi nga Peja muaj më parë paralajmëroi një mixtape të ri, që lë të kuptohet se këto këngë mund të jenë pjesë e tij. Në ndërkohë, këtë vit ai lansoi disa këngë të suksesshme, përfshirë Coco Jumbo, My Bro dhe Bakllava në bashkëpunim me artistin Butrint Imeri.

- Advertisement -

TE FUNDIT