7.5 C
Tirana

Gjiganti mediatik shkruan për reperen shqiptare/ Sjell artistët që duhet t’i njohë gjithë bota

VENDI

Gjiganti mediatik New York Times ka publikuar një artikull ku promovon disa artistë europianë që duhen dëgjuar nga të gjithë. Ajo që nuk prisnim ishte se pjesë e këtij shkrimi ishte dhe reperja shqiptare Melinda Ademi.

Media prestigjoze e rekomandon Melindën për dëgjuesit e muzikës rep apo fansat e Nicky Minaj dhe Cardi B. Më tej shkruan se si Melinda e ka zhvilluar karrierën e saj si këngëtare në Kosovë si dhe për origjinën.

“Babai i Melinda Ademit u largua nga Kosova në vitet ’90, pasi rebelët shqiptarë nisën luftën për pavarësi kundër Serbisë, gjë që shkaktoi një krizë masive refugjatësh. Ademi u lind në Gjermani dhe jetoi atje deri kur familja e saj fitoi leje qëndrimi në Shtetet e Bashkuara. Tani, në të njëzetat e saj (refuzoi të tregonte moshën ekzakte), ajo ka çarë në Kosovë dhe ka ndërtuar një karrierë në muzikë”.

Më tej shkrimi vijon me konkurrimin e Melindës në “American Idol”, gjë që e shtyu të hedhë hapin e madh drejt muzikës:

“Po përpiqesha të krijoja këngë, dhe kuptova që më tërheqin më shumë meloditë dhe tingujt shqiptarë. Thjesht vendosa se do të ishte më mirë për mua dhe shijet e mia të vija këtu”/

Melinda u pyet edhe për deklaratën e Ledri Vulës, i cili pak kohë më parë tha: “Edhe vajzat dinë të bëjnë rap, diçka nuk shkon”:

“Nuk di t’i përgjigjem deklaratës së tij apo qëllimeve pas saj, por mund të flas për klimën muzikore këtu, dhe ne, vajzat, po bëjmë namin”.

- Advertisement -

TE FUNDIT