31.5 C
Tirana

Gjest i madh i KF Kukësi për të prekurit nga tërmeti.

VENDI

E gjithë vëmendja dhe mendimet e shqiptarëve janë të fokusuara tek situata ku ndodhen familjet e prekura nga tërmeti që goditi disa qytete të vendit.

Sensibilizimi ka qenë i jashtëzakonshëm, një moment i cili ka prekur dhe klubet e futbollit. Pas ndihmave të para, në ushqime dhe veshje, edhe klubi i Kukësit i është bashkuar nismës për të ndihmuar financiarisht.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi i Kukësit njofton se po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas tërmetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre tjua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës. Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit verilindorë.

- Advertisement -

TE FUNDIT