7.5 C
Tirana

Gilman Lika shpërthen ndaj gjyqtarit Hamiti: Plehra që shiten për 5 lekë dhe prishin kampionatin

VENDI

Gilman Lika shpërthen kundër gjykimit në sfidën e sotme Kukësi-Vllaznia 2-0.
Shkodranët u ankuan për një penallti të pa dhënë ndaj tyre, në rastin kur Sukaj u pengua nga Albi Alla.
Gjyqtari Hamiti nuk akordoi penallti për kuqeblutë.
Videon e këtij momenti të dyshimtë kur Sukaj rrëzohet në zonë, Gilman Lika e ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook.
Gjatë komenteve me tifozët, kapiteni i Vllaznisë shkruan ndër të tjera: “S’kam gjë me Kukësin.
Për arbitrin (Eldorian Hamiti) e kisha që e bëri baltë sot”, ndërsa në komentet e tjera Lika shkruan:
“Ne do luftojmë me gjak e me shpirt, por s’e di se çfarë të bëjmë që dikush t’i ndalojë këta plehra se e prishën kampionatin komplet”.
Acarimin me gjykimin, Lika e shpreh edhe në një koment tjetër ku shkruan: “Gjithë Shqipëria është duke e parë se çfarë po ndodh.
Vijnë disa plehra që shiten për 5 lekë e prishin terezinë e një qytetit që dihet sa i ka dhënë futbollit shqiptar”./vipsport/

- Advertisement -

TE FUNDIT